Lidhje

BE-ja kërkon marrëdhënie më të ngushta me Azerbajxhanin


Zyrtarë të lartë evropianë pohuan se Bashkimi Evropian dëshiron marrëdhënie më të ngushta me Azerbaixhanin dhe se mbështet planet për dërgimin e gazit natyror nga Azia Qëndrore përmes Azerbiaxhanit për në Evropë.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për marrëdhëniet me jashtë e Benita Ferrero-Waldner i bëri këto komente në Baku, ndërsa ajo dhe Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel hapën një zyrë diplomatike të BE në kryeqytetin azerbaixhanas. Zonja Ferrero-Waldner theksoi në veçanti rëndësinë e planeve për ndërtimin e një tubacioni nënujor në Detin Kaspik, i cili do të kalonte përmes Azerbaixhanit dhe Gjeorgjisë për në Turqi, ku do të bashkohej me një linje tjetër energjie në drejtim të Ballkanit. Tubacioni nuk do të kalonte nepërmjet territorit rus.

Ministri i jashtëm slloven, Rupel, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE i bëri jehonë pikëpamjeve të komisionerës Ferrero-Waldner. Ministri i jashtëm i Azerbaixhanit, Elmar Mamedjarov theksoi interesimin e vendit të tij për zgjerimin e marrëdhënjeve me Bashkimin Evropian. Të dy udhëheqësit evropianë u bënë thirrje autoriteteve të Azerbaixhanit për respektimin e Demokracisë dhe të drejtave të njeriut në vend. //rd//

XS
SM
MD
LG