Lidhje

Rëndësia e votës latine në zgjedhjet presidenciale


Votuesit në 22 shtete amerikane, mes tyre Kalifornia dhe Nju Jorku, të martën, më 5 shkurt do të votojnë në zgjedhjet paraprake, që shihen si më masivet në zgjedhjet presideciale të këtij viti. Rezultati i shumë prej këtyre zgjedhjeve dhe konferencave partiake, republikane apo demokrate, do të varet në një masë të ndjeshme edhe nga vota e popullsisë hispanike të Shteteve të Bashkuara.

Hispanikët janë grupi më i madh i pakicave në Shtetet e Bashkuara, që përbëjnë segmentin e votuesve imigrantë që rritet më shpejt. Prandaj vëzhguesit politikë thonë se ata do të luajnë një rol të rëndësishëm në garën presidencilae të këtij viti.

Cecilia Munoz, Drejtoreshë e Politikave Publike në Këshillin Kombëtar “La Raza” në Washington, thotë se popllusia latine është aktivizuar nga çështjet e trajtuara nga fushata presidenciale dhe po mobilizohen për të shkuar në votimwe. "Mendoj se pjesë e këtij aktivizimi nga ana e tyre është pikërisht fakti që ata janë një popullsi në rritje dhe për këtë arsye, po rritet edhe elektorati i tyre. Por nuk është vetëm kjo arsye. Ne hispanikët u kushtojmë rëndësi të veçantë çështjeve kryesore të ditës, si arsimit, kujdesit shëndetësor, apo luftës".

Si kandidatët republikanë, edhe ata demokratë, e dinë rëndësinë e votës së hispanikëve, prandaj dhe kanë zhvilluar fushatë të fuqishme në komunitetet latine, sidomos në shtetet perëndimore.

Senatorja Hillary Clinton ka publikuar reklama në spanjisht në Kaliforni. William Ramos, Drejtor i Shoqatës Kombëtare të Hispanikëve të Zgjedhur dhe Zyrtarë në Washington, thotë se zhvillimi këtë vit i zgjedhjeve paraprake, do të thotë se popullsia latine do të ketë një ndikim të madh në përcaktimin e të emëruarve nga të dyja partitë kryesore. “Me afrimim e zgjedhjeve paraprake, popullsisë latine të madhe në numër në jugperëndim të vendit, por edhe në shtetet verilindore, si Nju Jorku, Nju Jersey dhe shtete të tjera, u ofrohet një rast për të thënë fjalën e tyre që nga zgjedhjet paraprake, por dhe më tej, në zgjedhjet e përgjithshme”. Analistët politikë thonë se tradicionalisht, hispanikët janë votues të papërcaktuar, që nuk e japin votën e tyre vetëm për një parti politike.

Që nga viti 1980, një numër përherë e më i madh kanë votuar për kandidatët republikanë për president. Presidenti Bush mori një numër më të madh votash nga hispanikët në vitin 2004, se sa në zgjedhjet e mëparshme. Por disa analistë politikë thonë se debati për imigracionin mund ta devijojë në mënyrë dramatike mbështetjen e hispanikëve nga partia repulbikane. Ata mendojnë se hispnikët janë të zemëruar me qëndrimin e ashpër ndaj imigracionit të paligjshëm që mbajnë shumë republikanë, siç është edhe kërcënimi për deportimin tani të miliona punonjesve pa dokumente në vendet e tyre.

Norman Ornstein është ekspert politik në Institutin Amerikan Enterprize në Washington. "Pozicioni i ashpër kundër imigracionit që mbajnë kandidatët republikanë, do të jetë problem për votuesit hispanikë. Kjo është arsyeja përse senatori John McCain, i cili nuk mban qëndrim të vijës së ashpër kur është fjala për imigrantët, është kandidati republikan, të cilit demokratët ja ka kanë më tepër frikën. Siç tregoi rasti i rizgjedhjes së Presidentit Bush, në se një kandidat republikan mund të sigurojë 35-40 për qind të votave të hispanikëve, ai mund t’i fitojë zgjedhjet, për të cilat demokratët mendojnë se është e sigurtë se do t’i fitojnë". Disa vëzhgues politikë vlerësojnë se mbi 9 milionë hispanikë mund të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e përgjithshme, një rritje me 23 për qind nga viti 2004. Ata mendojnë se këto shifra mund të rriten edhe më tej, në se një milionë hispanikë, të cilët kanë aplikuar për të marrë shtetësinë amerikane, bëhen shtetas dhe votojnë në zgjedhjet e nëntorit. //rd//

XS
SM
MD
LG