Lidhje

CPJ: 65 gazetarë të vrarë gjatë 2007-ës


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë gjatë vitit 2007, në mbarë botën janë vrarë 65 gazetarë, duke e bërë vitin më vdekjeprurës për këtë profesion në më tepër se një dekadë. Në Raportin e saj vjetor të publikuar sot, Organizata për të Drejtat e Gazetarëve thotë se Iraku mbetet vendi ku vriten më tepër gazetarë.

Në raport thuhet se 32 gazetarë dhe 12 punonjës të shtypit u vranë vitin e kaluar. Në raport thuhet po ashtu se Kina vazhdon të jetë vendi ku burgosen më tepër gazetarë, ndërsa Somalia klasifikohet si vendi më i rrezikshëm i Afrikës për gazetarët. Vitin e kaluar, thuhet në raport, atje u vranë 7 gazetarë.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve po ashtu shprehu shqetësim për lirinë e shtypit në Rusi, ku qeveria i shikon si krim të shtypit botimin e kritikave ndaj zyrtarëve.

Në raport thuhet se në Venezuelë, qeveria e Presidentit Hugo Chavez i pezulloi në muajin maj transmetimet e televizionit RC. Në Raport thuhet gjithashtu, se ushtria amerikane vazhdon të mbajë të ndaluar, pa ngritur akuza, dy gazetarë; fotografin Bilal Hussein të agjencisë Associated Press, i cili u ndalua në Irak dhe kameramanin e Al-Xhazirës, Sami al-Haj, për të cilin organizata thotë se u ndalua fillimisht në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit në vitin 2001 dhe tani mbahet i ndaluar në Gjirin e Guantanamos. //rd//

XS
SM
MD
LG