Lidhje

Buxheti i qeverisë amerikane rrit shpezimet në ushtri


Presidenti Bush thotë se buxheti i tij prej 3 presje 1 trilionë dollarësh për qeverinë amerikane do të mbrojë vendin dhe do të nxisë rritjen ekonomike.

Plani i shpenzimeve qeveritare për vitin e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë parashikon ngrirjen ose reduktimin e fondeve për programe të brendshme, shton buxhetin për ushtrinë dhe do të shkaktonte nivele thuajse rekord të defiçitit buxhetor për të paktën 2 vjet.

Presidenti Bush thotë se plani i tij do të sillte balancimin e buxhetit në vitin 2012, disa vjet pasi ai të ketë mbaruar mandatin e fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Përparësitë e buxhetit që ka paraqitur presidenti janë shumë të ndryshme nga ato të demokratëve, të cilët kontrollojnë Kongresin. Kjo mospërputhje pritet të shkaktojë një debat të fortë politik lidhur me rolin që duhet të luajë qeveria dhe kush duhet të paguajë koston e shpenzimeve qeveritare.

Buxheti i Presidentit do të bënte të përhershme disa shkurtime taksash, por demokratët thonë se shkurtime të tilla duhet të bëhen vetëm për klasën e mesme dhe të varfër.

Plani parashikon rritjen e shpenzimeve ushtarake në masën 7 për qind, duke e çuar buxhetin e Pentagonit në mbi 500 miliardë dollarë, pa përfshirë fondet për luftën në Irak dhe Afganistan. //rd//

XS
SM
MD
LG