Lidhje

Italia do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 13 dhe 14 prill


Në Itali, më 13 dhe 14 prill do të zhvillohen zgjedhjet, që shihen gjerësisht si një mundësi për fitoren e kryeministrit Silvio Berluskoni.

Anëtarët e kabinetit e caktuan sot datën e zgjedhjeve, pasi Presidenti Xhorxhio Napolitano e shpërndau Parlamentin dhe kërkoi të mbahen zgjedhjet e parakohëshme.

Në votime, zoti Berluskoni pritet të ketë rival Kryetarin e Bashkisë së Romës, Valter Veltroni. Anketimet tregojnë se koalicioni i qendrës së djathtë i zotit Berluskoni do t’i fitonte zgjdhjet, në se ato do të mbaheshin tani.

Italia u zhyt në krizën më të fundit politike muajin e kaluar, pasi një nga partitë e vogla u tërhoq nga koalicioni i Kryeministrit Romano Prodi i qendrës së djathtë, duke shkaktuar rënien e qeverisë.

Presidenti dhe shumë udhëheqës politikë patën bërë thirrje për krijimin e një qeverie afatshkurtër, për të ndryshuar rregulloren e votimeve, para mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por zoti Berluskoni e hodhi poshtë këtë ide. (ze)

XS
SM
MD
LG