Lidhje

Rajs: Forcat e NATO-s përballen me një “provë të vërtetë” në Afganistan


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, thotë se forcat e NATO-s kanë përballë një “provë të vërtetë” në Afganistan dhe theksoi se anëtarët e aleancës duhet të ndajnë barrën e luftimeve kundër kryengritësve talebanë.

Sekretarja Rajs i bëri këto këmente sot në Londër pas bisedimeve me zyrtarë të lartë britanikë. Ajo tha se vendet anëtare të NATO-s duhet të kuptojnë se aleanca po lufton për të mposhtur një kryengritje të armatosur në Afganistan dhe nuk është atje në një mision thjesht paqeruajtës. Disa orë më parë, Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, shprehu të njejtën pikpamje në parlamentin britanik.

Sekretarja amerikane e Shtetit zhvilloi sot bisedime me Kryeministrin britanik, Gordon Brown dhe me ministrin e Jashtëm David Miliband, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO që mbahet këtë javë në Lituani.

Po sot më parë, sekretarja Rajs tha se vetëm një numër i vogël vendesh të NATO-s kanë trupa në zonat më të rrezikshme të Afganistanit. Ajo tha gjithashtu se misioni i NATO-s në atë vend ka ndeshur në vështirësi për të përballuar kryengritjen talebane.

Trupat amerikane, britanike, kanadeze dhe hollandeze kanë mbajtur peshën më të madhe të luftës kundër talebanëve në rajonet më të rrezikshme të Afganistanit. Kanadaja ka kërcënuar se do t'i tërheqë trupat e saj së andejmi vitin e ardhëshëm në qoftë se vendet e tjera aleate nuk dërgojnë përforcime. (ze)

XS
SM
MD
LG