Lidhje

Ndikimi i kafeinës tek gratë shtazane, Vlerat e vitaminës E për të moshuarit


Ndikimi i kafeinës tek gratë shtazane

Sipas studimit, gratë shtatzane që pijnë më shumë se 200 miligram kafe në ditë, dyfishojnë rrezikun e dështimit të barrës. Studimi paralajmëron edhe ndaj çajit, pijeve freskuese që përmbajnë kafeinë masdje edhe disa barna, që prekin shtatzaninë.

Mjekja Tracy Flanagan thotë se ajo që e dallon këtë studim nga studimet e mëparëshme është se edhe një nivel i ulët kafeine mund të shkaktojë dështimin tek gratë shtatzane. Kërkimet në këtë fushë tregojnë se gratë shtatzane që konsumojnë më pak se 200 miligram kafe në ditë, gjithashtu rrezikojnë barrën e tyre. Deri tani nuk dihet përse kafeina ndikon kaq shumë tek shtatzania, por eksertët thonë se kafeina mund të shtojë ritmin e rrahjeve të zemrës tek fetusi ose bllokon ose kufizon qarkullimin e gjakut tek foshnja në barkun e nënës.

Studimi u krye nga qëndra mjekësore March of Dimes. Të paktën një ekspert thotë se shumica e aborteve apo dështimeve rezultojnë nga anomalitë në fetus. Por autorja e studimit thotë se gratë duhet të përpiqen të heqin dorë nga kafeina gjatë të paktën 3 ose 4 muajve të parë të shtatzanisë për të patur një lindje të suksesëshme e pa probleme.

Studim mbi vlerat e vitaminës E

Burime të vitaminës E mund të gjenden në çdo dyqan që tregëton perime, nënprodhime drithërash, vaj vegjetal, arra e të tjera.Shkencëtarët thonë se vitamina E, në gjendje natyrale, ndihmon dhe mbron trupin nga sëmundjet e zemrës e kanceri.

Mjekja Benedeta Bartali pranë universitetit Jell, është një prej autoreve të studimit që lidh vitaminën E me nivelin e lëvizshmërisë të njerëzve të moshuar.Ajo thotë se rezultatet e studimit tregojnë se kur vitamina E mungon, funksionet fizite të njeriut dobësohen.

Nga viti 1998 deri më 2003, mjekja Bartali dhe kolegët e saj studjuan nivelet e kësaj vitamine në gjak tek 698 italianë, burra e gra të moshës mbi 65 vjeç. Ata gjithashtu analizuan e krahasuan funksionet fizike të tyre gjatë ecjes, qëndrimit në këmbë, ulur dhe ruajtjes së drejtpeshimit.

Gjatë një periudhe 3 vjeçare, 50 përqind e këtyre të moshuarve përjetuan plogështi fizike që u shoqërua me një rënie të nivelit të vitaminës E. Doktoreshë Bartoli thotë se studime të tjera nevojiten për ta lidhur pakësimin e aftësive fizike me rënien e nivelit të vitaminës E.

Vetëm atëherë, thotë ajo, shkencëtarët mund të jenë në gjendje të zhvillojnë një strategji për parandalimin ose vonimin e pasojave të plakjes.81 vjeçarja Lois Akampora përpiqet të hajë ushqime të shëndetëshme dhe kryen ecje çdo ditë. Por ajo thotë se sa më e moshuar bëhet aq me tepër vë re tek vetja ndryshime mendore e fizike. Kjo e shtyn atë t’i kushtojë rëndësi marrjes së vitaminës E.

Shkencëtarët rekomandojnë marrjen çdo ditë të 15 deri 30 miligramëve vitaminë E nëpërmjet perimeve dhe drithrave. Sipas institutit amerikan të shëndetit, vitamina E në formë natyrale është më e efektshme sesa vitamina sintetike për mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet.

XS
SM
MD
LG