Lidhje

Ambasada amerikane në Tiranë reagon ndaj njoftimeve të shtypit për ftesën e Shqipërisë në Nato


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi sot se ndonëse është e inkurajuar nga fryma e bashkëpunit mes forcave politike në Shqipëri , një numër domethënës reformash, specifikisht në fushat e reformës zgjedhore dhe gjyqësore, mbeten të paplota.

Këto komente u shprehën në një komunikatë të shpërndarë në mbrëmje ku ambasada reagonte ndaj disa artikujve në shtypin shqiptar sipas të cilëve Nato kishte marrë vendim për t’i bërë një ftesë Shqipërisë për anëtarësim në Nato. “Asnjë vendim formal nuk është marrë ende në lidhje me anëtarësimin e mundshëm në NATO për Shqipërinë apo ndonjë prej vendeve të Adriatikut 3. Të 26 Aleatët duhet të jenë në një mendje në mënyrë që të ofrohet një ftesë”, saktëson deklarata.

Në tekst vlerësohen zhvillimet e fundit në Shqipëri: “Kohët e fundit, kemi vënë re përparim domethënës në përpjekjet për të përmbushur standardet e bazuara mbi rezultate të NATOs, siç janë përvijuar në Planin e Veprimit për Anëtarësim. Megjithëkëtë – vazhdon më tej deklarata - mbetet më shumë për t’u bërë”. Ambasada amerikane vlerëson frymën e bashkëpunimit mes pozitës dhe opozitës, duke kujuar miratimn unanim nga ana e parlamentit të rezolutës së paraqitur nga opozita në mbështetje të reformave për të përmbushur kriteret e Natos.

Megjithatë, nënvizohet në deklaratë, pritet “përparim të mëtejshëm drejt këtyre reformave për t’u siguruar që Shqipëria të jetë kandidatja më e fortë e mundshme në kohën kur të merren vendimet përfundimtare të NATOs”.

XS
SM
MD
LG