Lidhje

Hollivudi i përfshirë në fushatën presidenciale


Ka nisur përgatitja e ceremonisë për çmimet Oskar, e cila do të mbahet në datën 24 shhkurt. Por emrat e njohur të filmit dhe industrisë kinematografike amerikane, janë të përfshirë dhe në jetën politike të vendit. Një pjesë e tyre kanë shprehur haptazi preferencat dhe mbështetjen e tyre për kandidatët presidencialë këtu në Shba. Ndërkohë filmi me titull “Fool’s gold” që nga dita e sotme, do të jetë i pranishëm në kinematë amerikane.

Pavarësisht përgatitjeve të ethshme për çmimet Oskar, emrat hollivudianë janë të përfshirë dhe në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Mjaft prej emrave të njohur të industrisë amerikane të filmit, kanë shprehur haptazi preferencat e tyre. Kështu George Cloney, kandidad për aktorin më të mirë me filmin “Michael Clayton”, shpreh mbështetjen e tij për Obamën. Michael Moore, filmi i të cilit i titulluar “Sicko” konkuron në kategorinë e filmit më të mirë dokumentar, shpreh simpatinë e tij për Hillary Clinton, së cilës i ka kushtuar dhe librin e tij të parë me titull ”My forbiden love for Hillary”. Megjithatë ai është skeptik për votën ndaj saj, për faktin që ajo ka votuar pro luftës në Irak.

Robert de Niro është një tjetër emër i njohur i cili është përkrahës i senatorin e Illinoit Obama, krahas këngëtarit Steve Wonder dhe figurës së mirënjohur të televizionit amerikan Oprah Winfreyt. Në një takim elektoral që kampi i Obamës zhvilloi përpara votimeve të Super të Martës, De Niro tha se Obama është pa eksperiencë për disa për të qenë president, por ishte pikërisht ky njeri që ndonëse pa eksperiencë nuk votoi për ndërhyrjen në Irak. 2.

Kate Hudson dhe Mathew McConaughey sërish bashkë në në tjetër film komik me titull “Fool’s Gold”. Bashkëpunimi i tyre i parë titullohej “How to Lose a Guy in Ten Days”, i realizuar në vitin 2003. Ky film u rendit ndër më të ndjekurit në Amerikë dhe grumbulloi një rreth 106 milionë dollarësh. Filmi “Fool’s gold” flet për një të apasionuar mbas kërkimeve të thesareve të fshehura nëpër botë . Ben( interpretuar nga McConaeghey) është mjaft i tërhequr nga një thesar i fshehur në Spanjë. Ndërsa gruaja e tij interpretuar nga Hudson, ka një karrierë të sajën, bazuar tek puna që bën në jahtin e një milioneri amerikan.

Në prag të një divorci, të dy janë të mendimit që nëse gjejnë thesarin në Spanjë, atëherë kjo mund të rikthejë në normalitet martesën e tyre. Sot në kinematë amerikane shfaqet premiera e këtij filmi, ndërsa që nga fundi i marsit Fool’s Gold do të jetë i pranishëm edhe në Europë. //rd//

XS
SM
MD
LG