Lidhje

Policia britanike arrin në të njëjtin konkluzion me qeverinë pakistaneze për vrasjen e zonjës Bhuto


Hetuesit britanikë arritën në përfundimin se ish-kryemnistrja pakistaneze Benazir Bhuto është vrarë nga shpërthimi i një bombe në një sulm vetëvrasës dhe jo nga të shënat me armë, duke arritur në të njëjtin përfundim me qeverinë pakistaneze për vrasjen e saj.

Raporti i hetuesve britanikë u bë i njohur sot dhe përkrahësit e zonjës Bhuto i hodhën menjëherë poshtë përfundimet e tij. Partia e Popullit e Pakistanit, e zonjës Bhuto, thotë se ish-kryeministrja u vra nga një plumb dhe sot i përsëriti thirrjet për të kryer një hetim të veçantë nga OKB-ja për vrasjen e saj. Zonja Bhuto u vra pas një mitingu në qytetin e Rawalpindit, më 27 dhjetor. Autoritetet pakistaneze e lanë me ujë të rrjedhshëm skenën e krimit, menjëherë pas sulmit dhe udhëheqësja e opozitës u varros pa i bërë autopsinë.

Në një njoftim, autoritetet e policisë britanike thatë se kanë arritur në përfundimin se zonja Bhuto vdiq, kur një shpërthim vetëvrasës me bombë bëri që t'i përplasej koka tek pjesa e sipërme e makinës, nga ku ajo po përshëndeste përkrahësit e saj. Raporti, po ashtu arrin në përfundimin, se ka patur një person të vetëm që ka kryer sulmin, i cili ka goditur me armë në drejtim të ish-udhëheqëses dhe pastaj ka hedhur veten në erë. //rd//

XS
SM
MD
LG