Lidhje

Mision i Observatorit të Agjencisë Evropiane të Hapësirës


Në lartësitë e maleve të ishujve Kanarie, që i përkasin Spanjës, po përdoret një teleskop i fjalës së fundit, i cili ka për qëllim të diktojë mbeturinat që enden në hapësirë dhe që mund të përbëjnë rrezik për astronautët.

Observatori Tiede i Agjencisë Europiane të Hapësirës po përdoret jo vetëm për të diktuar por edhe për të kataloguar mbeturinat në hapësirë të cilat mund të njohen nga lloji i trajektores që përshkojnë. Shumica e objekteve që vëzhgohen ndodhen rreth 36 mijë kilometra nga toka.

Gjatë 20 viteve të fundit, numri i mbeturinave në hapësirë është shtuar mjaft dhe observatori është në gjendje të diktojë objekte me diametër deri në 10-15 centimetra. Shkencëtarët thonë se mbetje të tilla që enden në orbitë shkaktohen zakonisht nga satelitë të cilët nuk janë më në përdorim.

Sipas agjencisë në fjalë, numri i objekteve me madhësi më tepër se 1 centimetër që sillen rreth planetit Tokë i kalon të 1 milionët. Një numër i konsiderueshëm ky po të kihet parasysh se çfarë dëmi mund t'i shkaktojnë objekte të tilla, qoftë edhe të vogla, mburojës së një anijeje të hapësirës me njerëz e cila udhëton me shpejtësi mjaft të madhe. //rd//

XS
SM
MD
LG