Lidhje

Silvio Berluskoni fillon zyrtarisht fushatën zgjedhore në Milano


Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni filloi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore duke i bërë thirrje vendit që të mëkëmbet nga rënia që u shkaktua, sipas tij, nga qeveria e kaluar.

Duke folur para përkrahësve në Milano, zoti Berluskoni tha se kundërshari i tij Valter Veltroni kishte lidhje me partinë e kryeministrit në largim Romano Prodi për të cilën ai tha se e kishte çuar vendin në dështim. Dje zoti Berluskoni bëri të ditur formimin e një grupi të ri politik të quajtur Njerëzit e Lirisë. Kjo alencë bashkon partinë e krahut të djathtë Aleanca Kombëtare me Ligën e Veriut dhe Partinë e zotit Berluskoni Forza Italia.

Votuesit në Itali do të dalin në votime me 13 dhe 14 prill. Sondazhet bëjnë të ditur se koalicioni i zotit Berluskoni do të fitonte zgjedhjet nëse ato do të mbaheshin tani. Në fillim të muajit, anëtarë të kabinetit caktuan datën e zgjedhjeve pasi presidenti Giorgio Napolitano e shpërndau parlamentin dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme. //rd//

XS
SM
MD
LG