Lidhje

Turqia miraton amendamentet për shamitë e kokës


Parlamenti i Turqisë miratoi amendamente të debatueshme kushtetuese të cilat heqin një ligj që ndalonte gratë të vinin shami koke në universitete.

Deputetët miratuan sot me 411 vota pro dhe 103 kundër paketën e amendamenteve që thotë se të gjithë qytetarët do të trajtohen të barabartë nga shteti dhe institucionet e tij.

Ndërsa deputetët votonin, dhjetra mijëra turq demonstruan në Ankara për të kundërshtuar amendamentet. Ata valvisnin flamurin kombëtar dhe thërrisnin – Turqia është laike dhe do të mbetet e tillë.

Parlamenti do të zhvillojë sot një votim përfundimtar para se amendamentet t’i kalohen presidentit Abdullah Gul i cili i mbështet ndryshimet. Ai tha se universitetet duhet të jenë të hapura për të gjitha besimet dhe pikëpamjet. //rd//

XS
SM
MD
LG