Lidhje

Moska përpiqet të zbusë shqetësimet e Perëndimit


Një zyrtar i lartë rus tha në Mynih se Perëndimi duhet të mësohet me ndikimin në rritje të Moskës në çështjet ndërkombëtare.

Zëvendës kryeministri Sergei Ivanov kërkoi të zbuste shqetësimet e krijuara vitin e kaluar kur presidenti Vladimir Putin mbajti një fjalim me tone të ashpra rreth pozicionit të Rusisë në botë.

Zoti Ivanov tha se rritja e fuqisë ekonomike të Rusisë nuk përbën kërcënim për vendet e tjera. Ai tha gjithashtu se Rusia favorizon një përqasje të re shumëpalëshe për kontrollin e armëve bërthamore për të zëvendësuar marrëveshjet Amerikë-Rusi.

Moska dhe Uashingtoni janë mbërthyer kohët e fundit në një mosmarrëveshje lidhur me planet amerikane për të dislokuar një sistem mbrojtës nga raketat në Poloni dhe Republikën Çeke.

Uashingtoni thotë se dislokimi i këtij sistemi është i nevojshëm për të shmangur sulme nga vende të papërgjegjshme, kryesisht si Irani.

Moska e shikon sistemin si kërcënim ndaj sigurisë së saj. Të dy palët nuk janë dakord as për pavarësinë e Kosovës. Uashingtoni mbështet pavarësinë, ndërkohë që Moska e kundërshton atë hapur. (ze)

XS
SM
MD
LG