Lidhje

Misioni i anijes Atlantis për të bashkangjitur një laborator të ri


Astronautët e anijes së hapësirës Atlantis filluan ecjen në hapësirë për t’i bashkangjitur një laborator të ri Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Astronautët Reks Valhaim dhe Stenli Love po ndihmojnë një pjesëtar të ekipit të tyre brenda stacionit hapësinor për të instaluar laboratorin evropian Kolumbus.

Astronauti gjerman Hans Shlegel ishte caktuar fillimisht të ishte partneri i astronautit Valhaim gjatë ecjes së sotme në hapësirë, por ai u sëmur. Zyrtarët e NASA-s nuk kanë pranuar të japin hollësi.

Në një transmetim të dërguar dje nga stacioni në tokë, astronauti Shlegel dukej se ishte në gjendje të mirë. Ai pritet të marrë pjesë në një ecje të dytë në hapësirë të caktuar për të mërkurën.

Laboratori Kolumbus do të përdoret për një shumëllojshmëri eksperimentesh, duke përfshirë studime rreth ndikimit të udhëtimit në hapësirë tek njerëzit. (ze)

XS
SM
MD
LG