Lidhje

Ndahen Çmimet Grammy të muzikës


Këngëtarja britanike Amy Winehouse fitoi dje pesë Grammy, në ceremoninë e 50-të të këtyre çmimeve. Kënga e saj Rehab fitoi çmimin Kënga e Vitit në ceremoninë që u zhvillua mbrëmë në Los Angelos. Kënga është autobiografike dhe Winehouse ia kushton së kaluarës së saj jo të largët, kur ajo ishte nën varësinë e drogës. Por Winehouse fitoi gjithashtu dhe çmimet për Artisten më të mirë të re, zëri më i mirë femëror i vitit dhe të regjistrimit diskografik më të mirë të vitit. Ajo i mori çmimet nëpërmjet një lidhje direkte satelitore me Londrën, pasi pati probleme për pajisjen me vizën Amerikane.

Këngëtari Kaney West emocionoi të pranishmit në sallë dhe miliona teleshikuesit, me dedikimin e tij për të ëmën, që u nda nga jeta pak kohë më parë. Ai fitoi çmimin për albumin më të mirë të vitit, si dhe fitoi dhe 7 çmime të tjera Grammy për kategori të ndryshme.

Spektakli ka qenë një pjesë e rëndësishme e këtij organizmi, ku nuk munguan surpirizat, që nga dueti i legjendares Tina Turner me Beyonse, paraqitja e mbretëreshës së soulit Aretha Franklin, dueti i Andrea Bopcellit me Josh Groban që i bënë homazh tenorit Luciano Pavarotti, si dhe përshëndetjet e emrave më të spikatur që kanë fituar çmimet Grammy përgjatë këtyre 50 viteve.

Bruce Springsten, fitoi çmimin si zëri më i mirë rrok i vitit me këngën “Radio Nowhere”.

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, senatori i Ilinoit Barak Obama, ishte mbrëmë fitues i një çmimi Grammy për interpretimin e variantit audiofonik të librit të tij me titull ”Guximi i shpresës”.

Ndërsa Rihanna, me këngën Umbrella fitoi çmimin si bashkëpunimi më i mirë në kategorinë e muzikës rap, së bashku me Jay-Z.

Çmimi më i rëndësishëm i natës, ai për albumin më të mirë iu dha muzikantit të xhazit Herbie Hancock për albumin e tij “River: The Joni letters”.

Dhe ka ulur kështu siparin ceremonia e 50 e çmimeve Grammy në muzikën bashkëkohore, në një mbrëmje ku u ndërthur muzika bashkëkohore, me elementin klasik, ku emrat më të rinj të muzikës interpretuan krahas emrave më në zë të saj, dhe ku nuk mungoi homazhi dhe nderimi për ata që kanë bërë historinë 50 vjeçare të këtyre çmimeve prestigjoze të muzikë. //kk//

XS
SM
MD
LG