Lidhje

Demonstratë e rreth 2 mijë studentëve serbë kundër politikave të Beogradit


Rreth 2 mijë studentë serbë demonstruan në Beograd, duke protestuar kundër politikave të kryeministrit Vojisllav Koshtunica, në bazë të të cilave u bllokua nënshkrimi i një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Bashkimit Evropian, pankarta pro-evropiane dhe hithnin sllogane, që e krahasonin zotin Koshtunica me ish presidentin Sllobodan Millosheviç.

Javën e kaluar, zoti Koshtunica bllokoi një takim të kabinetit, i cili do të miratonte nënshkrimin e dokumentit mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik, përfshirë edhe lehtësimin e kufizimit të vizave mes Serbisë dhe bllokut evropian me 27 vende.

Ai e cilësoi ofertën e BE-së si një kurth për të neutralizuar kundërshtimin e Beogradit ndaj planeve të Kosovës për të shpallur pavarësinë nga Serbia. (ze)

XS
SM
MD
LG