Lidhje

Disa aktorë dhe yje të muzikës e përdorin famën për aktivizëm social

  • Xhill Mos

Daniel Drezner është profesor i politikës ndërkombëtare në Fakultetin Fletçer të Universitetit Tufts në Masaçusets. Ai thotë se është e vështirë të matet efekti i aktivizmit të yjeve.

Ai mendon se ndoshta shembulli më i mirë i suksesit është fushata e Princeshës Diana kundër minave të tokës në vitet 1990. Megjithatë, thotë ai, në fund të fundit, ishte vdekja e saj në një aksident me makinë që e ktheu më shumë vëmendjen tek puna e saj dhe tek ajo temë.

Profesor Drezner thotë se aktivizmi i artistëve të famshëm mund të ketë ndikim dhe mund të tërheqë vëmendjen e publikut, dhurimet dhe presion për veprim për çështjet e rëndësishme. Një efek tjetër mund të jetë ndërgjegjësimi i admiruesve përmes artikujve në media.

Por nga ana tjetër ekzistojnë edhe rreziqe: Njerëzit mund të lodhen me një çështje, thotë profesori, ose nga fakti që një nga artistët e famshëm flet gjithë kohës për të, veçanërisht nëse mendojnë se qeveritë i kanë marrë masat për ta zgjidhur. Gjithashtu, kur vëmendja e njerëzve të famshëm është e përqendruar tek një çështje, të tjera tema mund të lihen në harresë.

Disa njerëz, ose qeveri mund të krijojnë ndjesinë se njerëzit e famshëm e keqpërdorin famën dhe pasurinë për të pasur ndikim në politika. Ata mund të mendojnë se artistët duhet të merren me art dhe jo me të tilla probleme.

Daniel Drezner thitë se profesionistët e politikës mund të njejnë një armiqësi edhe më të thelë. Përballë konkurrencës, ata fillojnë të vënë në dyshim ndikimin e vet.

Aktori i famshëm Xhorxh Këlluni është i njohur për aktivizmin e tij. Prej më shumë se katër vjetësh, ai ka bërë fushatë për t’i dhënë fund konfliktit në Darfur, në Sudanin Perëndimor.

Së fundmi ai sapo është emëruar si ambasador i paqes i Kombeve të Bashkuara. Ai sapo është kthyer nga një udhëtim dyjavor në Darfur, Çad dhe në Republikën Demokratike të Kongos me një zyrtar të Kombeve të Bashkuara. Ata shkuan gjithashtu në Indi, një vend që kontribuon një numër të madh paqeruajtësish.

Megjithatë kur Xhorxh Këlluni vizitoi selinë e OKB-së në Nju Jork, jo të gjithë e pritën me entuziazëm. Sigurisht që admiruesit e tij ishin shumë të kënaqur. Por ai nuk u lejua të raportonte për udhëtimin e tij në një takim përfaqësuesish nga vendet që marrin pjesë me trupa në misione paqeruajtëse. Diplomatët u thanë agjencive të lajmeve se kjo u bë për shkak të kundërshtimeve nga vende të ndryshme, përfshirë Rusinë.

Por një zëdhënëse e OKB-së tha se shkaku ishin rregullat proceduriale. Ajo shtoi se Departamenti i Operacioneve Paqeruajtëse shpresonte që ai të mund t’u fliste përfaqësuesve të vendeve së shpejti. (ze)

XS
SM
MD
LG