Lidhje

Rusia: Perëndimi të mos e njohë pavarësinë e Kosovës


Rusia paralajmëroi përsëri perëndimin që të mos njohë pavarësinë e pritur të Kosovës.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha sot gazetarëve në Gjenevë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të pasohej me një reagim zinxhir lëvizjesh separatiste gjetkë në Evropë. Ai tha se një hap i tillë do të dëmtonte gjithashtu Kombet e Bashkuara.

Ministri i jashtëm rus nuk përmendi se cilat vendeve evropiane mund të jenë në rrezik të lëvizjeve të tilla, por të dielën zëvëndës-kryeministri rus, Sergei Ivanov, tha se njohja nga vendet evropaine e pavarësisë së Kosovës do të bënte të mundur edhe njohjen e republikës së vetë-shpallur turke në Qipron veriore, e cila njihet vetëm nga Turqia.

Zoti Ivanov tha gjithashtu se Rusia nuk do ta përdorë pavarësinë e Kosovës si një precedent për të njohjen e Abkazisë dhe Osetisë Jugore në Gjeorgjinë fqinje. (ze)

XS
SM
MD
LG