Lidhje

Maqedonia shpreh besimin se SHBA do të mbështesë antarësimin e saj në NATO


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin përpjekjet e vendit të tij për antarësim në Nato në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të Aleancës.

Antonio Milososki i tha Zërit të Amerikës se Maqedonia ruan marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara lidhur me Afganistanin, Irakun dhe çështje të tjera rajonale.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeten përkrahësi më i fortë për antarësimin në Nato të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë. Ai shprehu shpresën që Uashingtoni të bëjë ç’është e mundur për të penguar një veto të Greqisë ndaj antarësimit të Maqedonisë.

Zoti Milososki i bëri komentet sot në Uashington pas takimit me Sekretaren amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs. (ze)

XS
SM
MD
LG