Lidhje

Si do të ndryshojë demografia e Shteteve të Bashkuara?


Një studim i ri thotë se deri në vitin 2050, 20 për qind e popullsisë së Shteteve të Bashkuara do të jetë e lindur jashtë vendit, ndërkohë që imgrantët dhe fëmijët e tyre do të kontribuojnë shumë në rritjen e popullsisë amerikane gjatë viteve të ardhshme.

Studimi i publikuar të hënën nga Qendra Studimore Pju në Uashington thotë se popullsia amerikane do të rritet në 438 milion deri në vitin 2050 nga 296 milion që ishte në 2005-ën, nëse vazhdon prirja e tanishme.

Sipas studimit, imigrantët dhe pasardhësit e tyre të lindur në Shtetet e Bashkuara do të jenë kontribuesit më të mëdhenj të rritjes së popullsisë, veçanërisht popullsia latino-amerikane, e cila pritet të përbëjë 30 përqind të popullsisë në vitin 2050 në krahasim me 14 përqind në 2005-ën.

Studimi thotë se të bardhët jo-hispanikë do të jenë pakicë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2050, duke përbërë vetëm 47 përqind të popullsisë. Por popullsia në moshë të vjetër do të dyfishohet në numër në vitin 2050 krahasuar me 2005-ën. (ze)

XS
SM
MD
LG