Lidhje

BE, Rusi, pa marrëveshje për Kosovën pas 11 orë bisedimesh


Bashkimi Evropian dhe Rusia zhvilluan bisedime për 11 orë, por nuk arritën të ngushtonin mosmarrëveshjet lidhur me të ardhmen e Kosovës, megjithatë Moska tha se nuk ka plane për të vendosur sanksione kundër Prishtinës nëse dhe kur ajo të shpallë pavarësinë nga Beogradi.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri këto komente pasi u takua me zyrtarë të Bashkimit Evropian në periferi të kryeqytetit të Sllovenisë. Serbia dhe aleatja e saj tradicionale Rusia kanë kundërshtuar ashpër shpalljen e pavarësisë nga Kosova, që njoftohet se është çështje ditësh. Shtetet e Bashkuara dhe shumë qeveri evropiane e mbështesin pavarësinë e Kosovës.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se nuk është optimist rreth përparimit për këtë çështje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të zhvillohet nesër. Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të qëndrojnë në Kosovë, pavarësisht nga planet e udhëheqësve shqiptarë të Kosovës për të shpallur së shpejti pavarësinë.

Zoti Koshtunica tha sot në Beograd se parlamenti i Serbisë është gati ta shpallë pavarësinë e pritshme si të pavlefshme. //lk

XS
SM
MD
LG