Lidhje

Sekretarja Rajs: Të papranueshme kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs i cilësoi si të papranueshme kërcënimet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës. Sekretarja Rajs tha sot në komentet para një komisioni të Senatit në Uashington se ka disa aspekte pozitive në marrëdhëniet amerikano-ruse. Por ajo i cilësoi komentet e djeshme të Presidentit Putin si retorikë e dënueshme, e cila nuk ndihmon lidhjet mes Uashingtonit dhe Moskës.

Udhëheqësi rus paralajmëroi se Moska do të vinte në shenjestër raketat bërthamore në Ukrainë, nëse Kievi u përmbahet planeve për antarësim në Nato. Në komentet që bëri në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë me Presidentin ukrainas Viktor Jushçenko, zoti Putin tha se nuk po përpiqet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Ukrainës. Por ai shtoi se përpjekjet e Kievit për antarësim në Nato shtrojnë para vendit të tij dilemën nëse duhet t’u kundërpërgjigjet hapave të tillë.

Zoti Jushçenko theksoi angazhimin e Ukrainës për partneritet me Rusinë. Por ai shtoi se çdo vend përcakton vetë politikën e tij të sigurisë dhe theksoi rëndësinë e dialogut.//lk

XS
SM
MD
LG