Lidhje

Zhvillohet në Uashington funerali i ligjvënësit Tom Lantosh


Ligjvënës, familjarë dhe miq të ligjvënësit amerikan Tom Lantoss, morën pjesë në një shërbim përkujtimor në Uashington, për të nderuar kujtimin e tij. Zoti Lantosh vdiq të hënën për shkak të komplikacioneve nga kanceri.

Në fjalimin që mbajti sot në ceremoninë e zhvilluar në kongresin amerikan, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, tha se zoti Lantosh ishte një kampion për familjet punonjëse amerikane.

Në ceremoni foli edhe Sekretarja amerikane e shtetit Kondolisa Rajs, e cila tha se zoti Lantosh ishte shembull i një heroi të vërtetë amerikan, i cili pasqyronte vetitë më të mira të vendit. Mes folësve të tjerë në ceremoni, ishte ylli i rokut dhe aktivisti Bono, Senatori Xho Bajdën dhe pjesëtarë të familjes së zotit Lantosh.

Tom Lantosh ishte 80 vjeç. Ai ishte i vetmi i mbijetuar i Holkaustit në Kongresin amerikan. Fillimisht ai u zgjodh në vitin 1980. Ai ishte Kryetar i Komisionit ë]r Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe respektohej gjerësisht si mbrojtës i lirive njerëzore dhe civile.//lk

XS
SM
MD
LG