Lidhje

OSBE/ODIHR, kontakte me forcat politike për reformën zgjedhore


Në Shqipëri një mision faktmbledhës i ekspertëve të OSBE/ODHIR ka marrë kontakte me të gjitha forcat politike parlamentare lidhur me reformën zgjedhore.

Ekspertët kanë dëgjuar qëndrimet e palëve rreth kësaj çështjeje ku sërish ka dalë në pah një përplasje qëndrimesh mes dy forcave kryesore, demokratëve dhe socialistëve nga njëra anë dhe partive të vogla, të djathta e të majta nga ana tjetër.

Ndërsa në parim është rënë dakort për një system proporcional, dy janë pikat ku palët nuk bien dakort. E para lidhet me pragun elektoral, i cili mund të kapërcehet më lehte si problem duke ruajtur të njëjtin nivel, 2.5 përqind si deri tani.

E dyta, ka të bëjë me llojin e listave, nëse ato duhet të jenë të mbyllura siç propozojnë dy partitë e mëdha, apo lista të hapura ku kandidatët përcaktohen në bazë të rezultateve pas zgjedhjeve sic kërkojnë partitë e vogla.

Debatet e deritanishme kanë mbetur vetëm në distancë pasi komisioni i posaçëm parlamentar ende nuk është mbledhur për të diskutuar mbi variantet e hedhura nga palët.

XS
SM
MD
LG