Lidhje

Autori i sulmit në Universitetin e Illinoi-t, një ish student


Policia në shtetin Illinoi, në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara, thotë se ish-studenti i Universitetit të Illinoit Verior qëlloi mbi turmën e studentëve dje, pasi kishte ndalur kurën e ilaçeve dhe prej javësh kishte shfaqur probleme të theksuara në sjellje.

Autoritetet, të cilët bënë sot komente në mjediset e universitetit në qytetin DeKalb, nuk pranuan të japin hollësi për ilaçet që ai merrte. Ata shtuan se po përpiqen të identifikojnë motivet e sulmit. Autoritetet korrigjuan numrin e viktimave, duke thënë se pesë veta u vranë në këtë incident. Vetë autori i sulmit, Steven Kazmierczak, kreu vetëvraje. 16 persona të tjerë u plagosën, kur Kazmierczak hapi zjarr në një mjedis të universitetit të mbushur me njerëz.

Policia ka kontrolluar dokumentacionin e dy prej armëve të përdorura prej tij dhe ka arritur në përfundimin se ishin blerë në mënyrë të paligjshme. Incidenti i djeshëm ishte i treti në një seri incidentesh me armë në mjedise shkollore gjatë javëve të fundit. Të paktën 4 vetë u vranë në sulmet e mëparshme. //rd//

XS
SM
MD
LG