Lidhje

Serbia i kërkon Këshillit të Sigurimit që të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës


Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrë veprime për të mos lejuar shkëputjen e Kosovës.

Gjatë një takimi të posaçëm dje në mbrëmje në New York, zoti Jeremic paralajmëroi këshillin se nëse Kosova lejohej të shpallte pavarësinë, kjo do të përbënte një precedent të rrezikshëm që mund të sillte si pasojë një varg shkëputjesh të tjera në botë.

Zoti Jeremic, që ia kishte dhënë tekstin e komenteve të tij gazetarëve, përsëriti premtimin e Serbisë se nuk do ta pranonte kurrë një Kosovë të pavarur, por ai shtoi gjithashtu se Beogradi do të kërkonte një zgjidhje paqësore për situatën.

Po dje, qeveria e Serbisë miratoi një rezolutë ku thuhej se çdo lloj veprimi për shpalljen e pavarësisë nga ana e Kosovës do të anullohej dhe do të konsiderohej e pavlefshme. Udhëheqësit e Kosovës kanë thënë se do të shpallin pavarësinë brenda disa ditësh.//kk//

XS
SM
MD
LG