Lidhje

Greqia kërkon siguri që pavarësia e Kosovës të mos përbëjë precedent


Ministrja e Jashtme greke Dora Bakoyannis diskutoi dje me Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, mbi shqetësimet e vendit të saj për shpalljen e pritshme të pavarësisë së Kosovës.

Para takimit të djeshëm, zonja Bakoyannis u tha gazetarëve se çfarëdo që të ndodhë në Kosovë duhet të bëhet e qartë që bëhet fjalë vetëm për këtë rast dhe nuk mund të imitohet në vende të tjera.

Greqia është e shqetësuar se pavarësia e Kosovës do të nxiste veriun turk të Qipros që të shkëputet nga Republika qipriote që qeveriset nga pjesa greke.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë sesa rëndësi ka për Greqinë çështja e Qipros.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack u tha gjithashtu dje gazetarëve se situata e Kosovës nuk përbën precedent.//kk//

XS
SM
MD
LG