Lidhje

Shpërthim në Mitrovicë - pa pasoja në njerëz


Zyrtarë të policisë në Kosovë thanë se një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në pjesën veriore të Mitrovicës, por pa pasoja në njerëz. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një ndërtese ku është planifikuar vendosja e misionit të ardhshëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, por policia tha se zyrtarët e këtij misioni nuk ishin shënjestra e shpërthimit.

Tani për tani nuk dihen hollësitë rreth këtij shpërthimi e as autorët e mundshëm. Vendosja e misionit prej rreth 2 mijë policëve dhe gjykatësve të Bashkimit Evropian në Kosovë mund të fillojë të zbatohet që nesër. Vendosja e këtij misioni është kundërshtuar ashpër nga serbët e Kosovës dhe Beogradi, të cilët kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Përfaqësuesit e bashkësisë së komunave serbe kanë paralajmëruar për të hënën protesta në disa pjesë të Kosovës të banuara me shumicë serbe për të kundërshtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shqiptarëve. //rd//

XS
SM
MD
LG