Lidhje

HRW: Kosova, shtet që duhet të bazohet mbi parimet demokratike


Ndërkohë që Kosova është gati për të shpallur pavarësinë, qeveria e re dhe partnerët e saj ndërkombëtarë duhet të ndërtojne një shtet, i cili të ketë në themele parimet demokratike dhe ligjin, thekson organizata "Human Rights Watch" në një memorandum me shtatë pika mbi të drejtat e njeriut, të publikuar sot.

Memorandumi me titull "Plani për të Drejtat e Njeriut në Kosovën e Re" identifikon 7 aspektet më shqetësuese në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë, ku përfshihen problemet në sistemin e drejtësisë penale, dhuna në familje dhe të drejtat e grave, dhuna ndaj pakicave etnike, problemet në kthimin e personave të shpërngulur, gjendja e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, mungesa e një mbikqyrjeje të përshtatshme mbi institucionet ndërkombëtare, dhe mungesa e pajtimit etnik.

Organizata Human Rights Watch u bën thirrje autoriteteve të Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian të angazhohen realisht në ndjekjen penale të autorëve të krimeve, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur ciklin e dhunës. //rd//

XS
SM
MD
LG