Lidhje

Presidenti Bush në Benin. Tanzania, ndalesa e dytë e turneut të tij


Presidenti Bush tha se administrata e tij është e angazhuar aktivisht për zgjidhjen e konflikteve në Afrikë por shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira gjithashtu në shumë nga sukseset në këtë kontinent.

Zoti Bush i cili po bën një vizitë në pesë vende afrikane u tha gazetarëve në kryeqytetin Kotonu’ të Beninit se vënia në dukje e historive të suksesit do të ndihmojë vendet e tjera të kuptojnë se mundësitë janë të shumta. Por presidenti tha gjithashtu se vizita e tij synon të gjejë mënyra për të zgjidhur problemet në vatrat e tensionit në kontinent.

Presidenti i bëri komentet pas bisedimeve që pati me homilogun e tij Thomas Boni Yayi, para se të shkonte në Tanzani, ndalesa e dytë e turneut të tij. Në komentet e tij, Presidenti Bush e vlerësoi lart Presidentin Yayi duke thënë se kyh udhëheqës afrikan beson në disa të vërteta dhe vlera, si çrrënjosja e korrupsionit dhe nxitja e demokracisë.

Nga ana e tij, Presidenti Yayi tha se homologu i tij ka treguar një interesim të madh për Afrikën sidomos me nismat e tij për të luftuar sidën dhe malarjen. //rd//

XS
SM
MD
LG