Lidhje

Ish aleati i Berluskonit njofton kandidaturën për zgjedhjet në Itali


Një aleat i dikurshëm i ish kryeministrit Silvio Berluskoni deklaroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në prill por jo si mbështetës i aleancës së zotit Berluskoni.

Pier Ferdinando Kasini, udhëheqës i partisë UDC, shpalli sot kandidaturën e tij për kryeministër. Ai tha se partia UDC do të bëjë fushatë me simbolin dhe flamurin e saj. Ai tha se i kishte deklaruar zotit Berluskoni se në Itali jo çdo gjë mund të blihet. Këtë muaj zoti Berluskoni shpalli kandidaturën e tij dhe formimin e një grupimi të ri politik të quajtur Njerëzit e Lirisë. Në këtë grup marrin pjesë partitë Aleanca Kombëtare, Lidhja e Veriut dhe partia e zotit Berluskoni Forza Italia.

Votuesit në Itali do të votojnë më 13 dhe 14 prill. Sondazhet tregojnë se koalicioni i zotit Berluskoni do t’i fitonte zgjedhjet nëse ato do të mbaheshin sot. //rd//

XS
SM
MD
LG