Lidhje

Kosova shpall sot pavarësinë


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thirrur parlamentin në një sesion të posaçëm që do të shpallë pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Deputetët pritet të shpallin pavarësinë sot pasdite (në orën 3 sipas kohës lokale) në një sesion të posaçëm të asamblesë.

Zoti Thaçi tha sot se dita e sotme është një ditë historike dhe paqësore për gjithë Kosovën. Ai do të mbajë fjalim sonte në mbrëmje nga sheshi kryesor i Prishtinës. Më vonë do të ketë një koncert të filarmonisë ku do të luhet Simfonia e Nëntë e Bethovenit, dhe do të hidhen fishekzarre.

Duke folur sot gjatë një vizite në Tanzani, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët e tyre për të siguruar të mos ketë dhunë në Kosovë. “Është inkurajues fakti që qeveria e Kosovës ka shprehur gadishmërinë për të mbrojtur të drejtat e serbëve. Ne besojmë gjithashtu se është në interes të Serbisë të integrohet në Evropë dhe populli serb duhet ta dijë se Amerika është mikja e tij” Serbia e ka kundërshtuar me forcë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica pritet të mbajë një fjalim para kombit një orë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. //rd//

XS
SM
MD
LG