Lidhje

Afganistani, ndër shtetet e para që njeh pavarësinë e Kosovës


Afganistani u bë një nga vendet e para që e njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës nga Serbia, nëpërmjet të një deklarate të Ministrisë së Jashtme, ku thuhej se “qeveria e Kabulit njeh të drejtën e Kosovës për pavarësi, në përputhje me standartet demokratike dhe të drejtat e njeriut”.

Forcat sovjetike e pushtuan Afganistanin dhe morën kontrollin e Kabulit në vitin 1979. Ato u tërhoqën prej andej një dekadë më vonë, pasi i bashkuan shumicën e afganëve, në opozitë të fuqishme kundër pushtimit sovjetik. Edhe sot, ende ekziston një antipati e afganëve në masë të gjerë, ndaj Rusisë së sotme.//lk

XS
SM
MD
LG