Lidhje

Shtetet e Bashkuara njohin zyrtarisht Kosovën. Presidenti Bush uron popullin e Kosovës


Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur megjithë kundërshtimet e forta të Serbisë. Presidenti Bush e uroi popullin e Kosovës në një letër drejtuar të hënën Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu.

Ai e përshëndeti dëshirën e Kosovës për të arritur standardet më të larta të demokracisë dhe të lirisë. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vendosin marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri.

Po të hënën, Presidenti serb Boris Tadiç i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon që ta shpallë të pavlefshme pavarësinë e Kosovës.

Disa vende të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, e mbështetën kërkesën e tij dhe thanë se njohja e pavarësisë së njëanëshme të Kosovës do të krijonte një precedent të rrezikshëm për lëvizjet separatiste në botë.

Por ambasadorët nga Britania, Belgjika, Italia dhe vende të tjera thanë se pavarësia e mbikqyrur e Kosovës është zgjidhja e vetme reale për paqen dhe qendrueshmërinë në rajon.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian e lanë në dorë të secilit vend të vendosë për njohjen e Kosovës. Britania, Franca, Gjermania dhe Italia thanë se do ta njohin Kosovën, ndërsa Spanja, Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania janë kundër.//ii

XS
SM
MD
LG