Lidhje

Engel: Kam qenë dhe do të jem gjithmonë në krah të Kosovës


Ndër të parët që përshëndetën pavarësinë në Shtetet e Bashkuara, ishte anëtari i Kongresit Elliot Engel. Ja ç’thuhet në deklaratën e tij:

“Që kur hyra në Kongres para 20 vjetësh, të drejtat e popullit të Kosovës kanë qenë të një rëndësie të jashtëzakonshme për mua. Që nga ditët e errëta të Millosheviçi, deri në festimet e sotme, unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në krah të Kosovës në betejën e saj për liri. Unë njoh personalisht aq shumë njerëz që e kanë ëndërruar këtë ditë për aq shumë vjet. Jam shumë i lumtur për ta dhe mezi pres që të festoj me ta kur të shkoj në Prishtinë pas disa javësh”.

Në njoftimin e zyrës së zotit Engel, përmendet fakti që ai ishte në krye të një grupi anëtarësh me peshë të Dhomës së Përfaqësuesve, që i shkruan Presidentit Bush në mbështetje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kur të mblidhet kongresi më 25 shkurt, anëtari i Kongresit Engel do të paraqesë një rezolutë për të uruar Kosovën për pavarësinë.//kk//

XS
SM
MD
LG