Lidhje

OKB, BE mbajnë sot takime për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian po zhvillojnë sot takime, për të diskutuar mbi Kosovën, pas shpalljes dje të pavarësisë nga Serbia.

Serbia dhe Rusia e konsiderojnë këtë veprim të paligjshëm, megjithatë Moska dështoi dje në përpjekjen e saj për ta shpallur pavarësinë e Kosovës të pavlefshme në një takim urgjent, me dyer të mbyllura, të Këshillit të Sigurimit. Takimi u zhvillua disa orë, pasi Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli dje pavarësinë në Prishtinë.

Rusia dhe Serbia kanë kërkuar, që sot të mbahet një tjetër takim i Këshillit të Sigurimit, këtë herë i hapur, ku pritet të marrë pjesë Presidenti serb Boris Tadiç.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të kërkojnë të ketë konsesus në radhët e Bashkimit lidhur me Kosovën, në një takim që zhvillohet sot në Bruksel, pavarësisht nga kundërshtimi i pavarësisë nga 6 prej 27 vendeve të BE-së. Ato janë Spanja, Qiproja, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Sllovakia. Pritet që nga shtetet e para që do ta njohin pavarësinë e Kosovës, do të jenë Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara.//lk

XS
SM
MD
LG