Lidhje

Presidenti Bush rithekson mbështetjen për Kosovën


Presidenti Bush e ritheksoi mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës. Ai tha në një një intervistë për televizionin NBC se “kosovarët janë tani të pavarur”.

Presidenti Bush i bëri këto komente gjatë vizitës në Afrikë, ndërsa ministrat e jashtëm të BE-së, të cilët ende janë të përçarë në qëndrimin e tyre, ishin mbledhur në një takim në Bruksel, për të diskutuar mbi pavarësinë.

Të 27 vendet e BE-së kane miratuar dërgimin e misionit policor dhe adminsitrativ në Kosovë, për ruajtjen e gjendjes së sigurisë. Por vende si Spanja, Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania thonë se tani për tani nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Gjermania nuk do të shprehet para përfundimit të takimit të sotëm të ministrave në Bruksel.//lk

XS
SM
MD
LG