Lidhje

Një propozim i ri i OKB-së për mosmarrëveshjen Greqi-Maqedoni


Një i dërguar i Kombeve të Bashkuara bëri një propozim të ri për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me emrin zyrtar të ish republikës jugosllave.

Greqia kundërshton përdorimin e emrit Maqedoni, duke thënë se përbën pretendime territoriale për rajonet veriore greke me të njejtin emër.

Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Methju Nemetz, u tha sot gazetarëve në Athinë se ai ia paraqiti propozimin diplomatëve nga të dy vendet. Ai tha se pret përgjigjen e tyre brenda një ose dy javësh.

Zoti Nemetz nuk pranoi të jepte hollësi rreth propozimit të tij.

Greqia ka kërcënuar të bllokojë përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian në qoftë se kjo çështje nuk zgjidhet sipas kërkesave të saj. (ze)

XS
SM
MD
LG