Lidhje

Ndërtimi i mureve ndarëse dhe ndikimi i tyre

  • Aida Akl

Izraeli aprovoi një plan për ndërtimin e një barriere për sigurimin e kufijve të tij me Egjiptin. Vendimi u mor pas një sulmi vetëvrasës nga palestinezët në qytetin jugor izraelit, Dimona, që sipas zyrtarëve, ishte rezultat e prishjes së barrierës në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit. Por shumë analistë thonë se këto barriera, në mungesë të zgjidhjeve politike, nuk mund të garantojnë siguri, ndërsa të tjerë thonë se muri midis Gazas dhe Egjiptit, ka penguar për gati një vit futjen e personave që synojnë të kryejnë sulme me bomba.

Në muajin janar, militantët palestinezë hodhën në erë pjesë të barrierës kufitare midis Gazës dhe Egjiptit, duke i krijuar mundësinë qindra mijëra palestinezëve të thyejnë bllokadën nga Izraeli dhe të shkojnë në Egjipt për ushqime dhe mallra shumë të domosdoshme. Zyrtarët izraelitë thanë se vetëvrasësi me bombë që shkaktoi vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 7 të tjerëve në një qendër tregtie në Dimona këtë javë, kaloi nëpërmjet pjesës së dëmtuar të barrierës ndarëse të kufirit përpara se të futej në Izrael.

Disa analistë thonë se barriera të tilla janë të domosdoshme për të mbrojtur jetë njerëzish. Të tjerë e shohin prishjen e barrierës kufitare midis Gazës dhe Egjiptit si provë se muret rrëzohen aq shpejt sa ndërtohen dhe shërbejnë vetëm si masa të përkohëshme sigurise.

Por, për David Makovski, në Insitutin për Politikat e Lindjes së Afërt në Washington, këto masa janë mjetë të rëndësishme për ndalimin e dhunës. Ai tha se barrierat e sigurisë si muri që po ndërton Izraeli në kufi me Bregun Perëndimor, ndihmojnë në uljen e sulmeve vetëvrasëse të palestinezëve derisa të arrihet një marrëveshje politike.

“Efekti i tyre përfundimtar është se mbrohen jetë njerëzish dhe kjo ka krijuar në parim një psikologji të re se Bregu Perëndimor dhe Izraeli janë drejt rrugës së vendosjes së një vije kufitare që do të sjellë dinjitet për të dyja palët. Dhe kjo barrierë, sipas mendimit tim, ishte produkt i veprimeve të grupit palestinez Hamasit. Nuk kishte ndonjë barrierë përpara hedhjes së bombave dhe nuk do të pas ndërprerjes së tyre.”

Aktivisti dhe themeluesi izraelit i Lëvizjes për Paqe ‘Gush Shalom’, Uri Avneri nuk mendon kështu. Ai pohon se disa barriera i shërbejnë qëllimeve mbrojtëse, por mendon se barriera e Izraelit që rrethon Bregun Perëndimor është një mur aneksues.

“Kjo pengesë është ndërtuar brenda Bregut Perëndimor. Vetëm një pjesë e vogël është ndërtuar në të ashtuquajturën, “Vijë e Gjelbër”. Dhe kohët e fundit është bërë e qartë arsyeja. Ky mur aktualisht është kufiri i ri midis Izraelit dhe shtetit të ardhshëm palestinez, të cilin pala izraelite mundohet të krijojë. Ky mur është hartuar që Izraelit t’i mbetet rreth 10% e Bregut Perëndimor të pushtuar, sepse shumica e qendrave të mëdha izraelite të banimit ndodhen midis kufirt të vjetër dhe atij të ri, prandaj gjë që nënkupton se është një mur aneksues”.

Në ditët tona, disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Poloninë, Kinën dhe Arabinë Saudite janë duke ndërtuar mure ose po shqyrtojnë mungësinë e ngritjes së barrierave kufitare si mjete të sigurisë ose të kontrollit të imigracionit.

Historiani Adrian Lewis, në Universitetin Verior të Teksasit, vë pikëpyetje në efektivitetin e disa prej këtyre barrierave.

“Këto gjithmonë kanë qenë masë e përkohëshme, e cila nuk është shumë e efektshme në qoftë se nuk përfshihet në një plan shumë më të madh strategjik. Muri ndërtohet si një masë parandaluese derisa të mund të dërgohen forca dhe materiale të tjera në këtë zonë. Në qoftë se shohim Pushtimin Romak, dhe ata kishin mure. Por ata mbështeteshin kryesisht në linjat e lëvizjes së shpejtë. Kjo është më tepër e rëndësishme. Aftësia për të ushtruar autoritetin është më e rëndësishme se ngritja e mureve.”

Historiani Lewis tha se barrierat e mira mbrojtëse janë të domosdoshme për ngadalësimin e përparimit të sulmuesve dhe t’i japin kohë forcave mbrojtëse që të reagojë. Por në kohën e arsenaleve bërthamore dhe udhëtimeve në hapësirë, Uri Avnery i organizatës Gush Salom mendon se falë teknologjisë mureve mbrojtëse u ka kaluar koha.

“Ideja e një muri për synime ushtarake nuk përfill progresin e teknologjisë ushtarake. Kur në orbitë ka satelitë që kontrollëjnë gjithçka që ndodh, kur ekzistojnë raketa ndërkontinentale si dhe raketa me distancë të shkurtër, sa për të kaluar muret, siç hidhen përditë në Rripin e Gazës, e gjithë ideja e mureve mua më duket qesharake.”

Shumica e ekspertëve janë të mendimit se barrierat në vetvehte nuk janë zgjidhje, por në anën psikologjike, ato krijojnë një ndjenjë sigurie.

Roberto Perito, në Insitutin Amerikan të Paqes, tha se barriera si ato që janë ndërtuar rreth disa lagjeve sunni në Bagdat, mund të kontrollojnë trafikun dhe ofrojnë më shumë siguri, por ka mundësi që ato të krijojnë probleme të reja.

“Ndoshta ka një ndjenjë sigurie që vjen si pasojë se rrethohesh nga një mur dhe je i mbrojtur. Por me kalimin e kohës, provohet në çdo rast se ky nuk është një vlerësim i saktë. Dhe pastaj, çfarë ndodh kur përpiqesh të dalësh? Çfarë ndodh kur përpiqesh të largohesh nga zona e rrethuar ku ti banon? Vetëm në qoftë se ka programe që krijojnë dialog midis njerëzve që njerëzit në mënyrë të qetë të bashkëpunojnë me njeri tjetrin, muret nuk kanë efekt.”

Për disa analistë, muret dhe barrierat mbrojtëse shërbjenë si masa mbrojtëse sigurie derisa konflikti, si as izraelito-palestinez të zgjidhet. Për të tjerë, muret nuk i shërbejnë pajtimit dhe kur gjendet një zgjidhje, kthehen në vetvehte në një problem. (ze)

XS
SM
MD
LG