Lidhje

SHBA: Republikani Mëkejn dhe demokrati Obama fitojnë në Uiskonsin


Senatori republikan i Arizonës Xhon Mëkejn dhe senatori demokrat i Ilinoit Barak Obama i vazhduan edhe dje fitoret në zgjedhjet paraprake duke arritur rezultate të rëndësishme në shtetin Uiskonsin.

Zoti Mëkejn, i cili pothuajse e ka siguruar emërimin e partisë së tij, kryesonte mbrëmë në Uiskonsin ndaj kundërshtarit të tij kryesor Majk Hakëbi me rreth 20 përqind. Ndërsa zoti Obama kryesonte ndaj rivales së tij demokrate, senatores së Nju Jorkut Hillari Klinton me më shumë se 10 përqind.

Duke folur në Ohajo me rastin e fitores, zoti Mëkejn vuri në dukje përvojën e tij në politikën e jashtëme dhe kritikoi kandidatët demokratë, sidomos senatorin Obama.

Zoti Obama foli mbrëmë para mbështetësve të tij Teksas, duke përsëritur thirrjen për ndryshim dhe për udhëheqës që të jenë në gjendje t’i bashkojnë amerikanët.

Nga ana e saj, zonja Klinton i përqendroi komentet e saj mbrëmë tek ekonomia dhe përsëriti se ajo është me përvojë dhe e gatshme për presidencën ndërsa zoti Obama, sipas saj nuk e ka këtë përvojë.

Ajo i bëri komentet në Ohio ku demokratët do të zhvillojnë zgjedhje paraprake më 4 mars njëkohësisht me shtetin Teksas. Fushata e saj është përqendruar në synimin për të fituar në këta shtete të rëndësishëm për të përballuar fitoret e njëpasnjëshme të senatorit Obama. //ii


XS
SM
MD
LG