Lidhje

Plan Rusi-Ukrainë për dërgesat e gazit natyror rus


Kryeministri rus Viktor Zubkov tha se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të respektojnë një plan për dërgesat e gazit rus dhe për pagimin e borxheve, mbi të cilin u arrit një marrëveshje në vija të përgjithshme në fillim të muajit. Zoti Zubkov i bëri komentet sot pas bisedimeve në Moskë me homologen e tij ukrainase, Julia Timoshenko.

Hollësitë nuk janë bërë publike ende, por marrëveshja e arritur javën e kaluar nga presidentët e të dyja vendeve, synon të zgjidhë mosmarrëveshjet për pagimin e borxhit. Moska pretendon se Ukraina ka një borxh prej 1 presje 5 miliardë dollarësh, si rezultat i pagesave të vonuara dhe ka kërcënuar të ndërpresë furnizimet me gaz në Kiev nëse nuk pagohet borxhi.

Monopoli rus i gazit, Gazprom, tha se Presidenti rus Vladimir Putin hoqi dorë nga kërcënimi i javës së kaluar në takimin me homologun ukrainas Viktor Jushçenko. Në marrëveshje parashikohen gjithashtu veprimet që duhen ndërmarë për të anashkaluar firmat ndërmjetëse që mbikqyrin transportin e gazit nga Rusia dhe Azia Qendrore për në Ukrainë. //ad//

XS
SM
MD
LG