Lidhje

Një raketë amerikane godet me sukses satelitin spiun në rënie


Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se një raketë e lëshuar nga një anije e marinës goditi me sukses një satelit spiun amerikan që ishte në rënie, rreth 200 kilometra para se të binte në Tokë. Departamenti i Mbrojtjes tha sot se raketa e hedhur mbrëmë kishte goditur objektivin.

Gjenerali James Cartwright tha se analistët kanë besim se raketa goditi serbatorin, i cili përmante karburant të rrezikshëm. Por gjenerali tha se do të duhen analiza shtesë për të vërtetuar nëse karburanti dhe serbatori u dogjën plotësisht. Ai tha se radarë civilë dhe të ushtrisë po ndjekin rënien e copërave dhe shtoi se disa nga fragmentet kanë hyrë në atmosferën e Tokës, ku u dogjën.

Gjenerali Cartwright tha se Departamenti i Shtetit vazhdon t’i mbajë të informuara vendet e tjera për trajektoren që po përshkojnë copërat, por shtoi se askush nuk ndeshet me ndonjë rrezik. //ad//

XS
SM
MD
LG