Lidhje

"Amnesty", thirrje autoriteteve serbe të dënojnë sulmet ndaj veprimtarëve


Organizata Amnesty International u bëri thirrje autoriteteve serbe dhe në veçanti kryeministrit Vojisllav Koshtunica dhe Presidentit Boris Tadiç të dënojnë menjëherë sulmet ndaj veprimtarëve të të drejtave të njeriut dhe pakicave etnike në vend.

“Nëse autoritetet nuk veprojnë tani, mund të vihen në rrezik jetë njerëzish, pasi janë planifikuar protesta të tjera kundër pavarësisë së Kosovës,” paralajmëroi Nicola Duckworth, Drejtor i Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën Amnesty International.

“Autoritetet serbe duhet të dënojnë me forcë çdo përpjekje për të vënë në shenjestër pjesëtarë të shoqërisë serbe. Ata duhet të sigurohen se çdo sulm ndaj veprimtarëve për të drejtat e njeriut dhe pakicave të hetohen menjëherë për të identifikuar personat përgjegjës dhe për t’i sjellë para drejtësisë”, tha ai.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daeic foli në parlamentin serb në mbështetje të një politike të ish-Presidentit Sllobodan Millosheviç, duke thënë se ai do të ishte pro ndalimit të të gjitha partive politike dhe organizatave joqeveritare që e njihnin pavarësinë e Kosovës. Ai veçoi Natasha Kandiçin, një veprimtare e të drejtave të njeriut dhe drejtore e Qendrës për Ligjin Humanitar në Beograd që mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës më 17 shkurt 2008. Sipas njoftimeve të medias Partia Socialiste e Serbisë po depozitojnë një ankesë penale kundër Natasha Kandiçit për nxitje për të komprometuar tërësinë territoriale të Serbisë.

Përveç, këtij kërcënimi, Amnesty International është gjithashtu e shqetësuar për sigurinë e Natasha Kandiçit. Një intervistë me Borko Iliçin, nënpresident i Partisë Demokratike të Serbisë, në të përditshmen Kurir, ishte e titulluar “Tradhëtare”. Një tjetër artikull në të përditshmen Vecernje Novosti titullohej “Natasha Kandiç, gruaja që nuk ekziston”, duke lënë të kuptohej se si një person joekzistent, eliminimi i saj nuk do të kishte pasoja. Edhe aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut kanë pasur shqetësime për sigurinë e tyre.

Gjatë protestave të 19 shkurtit në qytetet kryesore të Serbisë, ku morën pjesë qindra njerëz, demonstruesit, sipas njoftimeve, bënë thirrje për vrasjen e shqiptarëve. Në Kragujevac, një restorant goranësh, u vandalizua. Në Bor, dritaret e një dyqani që menaxhohet po nga goranët, u thyen, po ashtu edhe xhamat e makinave.

"Është shumë e rëndësishme që autoritetet të marrin masa të dukshme për të parandaluar çdo lloj shkelje të të drejtave të njeriut në të ardhmen”, tha zoti Duckworth.//kk//

XS
SM
MD
LG