Lidhje

Ashpërsohet gara Klinton-Obama. Senatorja akuzon rivalin e saj


Në Shtetet e Bashkuara gara mes kandidatëve demokratë për president, Hillary Clinton dhe Barack Obama u ashpërsua sot papritur me akuzat e ashpra që zonja Klinton i drejtoi rivalit të saj për një fletëpalosje të shpërndarë nga ky i fundit ku sipas senatores shtrembërohen pikpamjet e saj. Ajo iu drejtua rivalit Obama me fjalët “të kesh turp” gjatë komenteve që bëri sot për shtypin në Ohio.

Dy kandidatët po bëjnë fushatë në Ohio, një nga dy shtetet që do të zhvillojnë zgjedhje paraprake më 4 mars. Senatorja Clinton duhet të fitojë patjetër në Ohio dhe në Teksas për të patur shans të marrë emërimin e partisë së saj. Zoti Obama ka fituar në 11 garat e fundit.

Në kampin republikan, senatori John McCain kritikoi pohimet e zotit Obama se është i gatshëm të takohet pa kushte me udhëheqësin e ri të Kubës. Zoti McCain e quajti pozicionimin e Obamës të rrezikshëm dhe naiv. //rd//

XS
SM
MD
LG