Lidhje

Vazhdojnë operacionet turke kundër kurdëve në Irak


Forcat ushtarake të Turqisë dhe rebelët kurdë zhvilluan sot luftime të reja në Irakun verior ndërkohë që ushtria turke vazhdon ofensivën kundër bazave të dyshuara të kryengritësve në rajon.

Ushtria turke njofton se 7 ushtarë dhe të paktën 79 kryengritës janë vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore të enjten kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK. Kjo parti thotë nga ana e saj se ka vrarë të paktën 20 ushtarë turq. Shifrat kundërthënëse është e vështirë të verifikohen pasi luftimet po zhvillohen në një rajon malor të papopulluar.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan tha dje se inkursioni synon të mbrojë popullin turk. Ai tha se kur ushtria të arrijë objektivin për të shkatërruar mbështetjen logjistike dhe psikologjike të PKK-së, forcat e tij do të tërhiqen. //rd//

XS
SM
MD
LG