Lidhje

Iraku i kërkon Turqisë të tërheqë trupat nga veriu


Qeveria irakiane po i bën thirrje Turqisë të tërheqë trupat sa më shpejt nga Iraku verior, ku ushtarët turq po luftojnë kundër rebelëve kurdë. Në një deklaratë të bërë sot, qeveria irakiane thotë se operacioni ushtarak i Turqisë kërcënon sovranitetin irakian.

Iraku i kërkoi Turqisë takim për bisedime rreth krizës. Turqia thotë se e ndërmori operacionin ushtarak në shkallë të gjerë kundër rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, për të mos i lejuar ata të sulmojnë civilët turq. Ushtria turke konfirmoi sot se një nga helikopterët e saj është rrëzuar dhe se 112 rebelë kurdë si dhe 15 ushtarë turq janë vrarë gjatë operacionit. Por rebelët nuk i kanë konfirmuar këto shifra.

Deri tani nuk ka njoftime për vdekje ndër civilët por ministri i jashtëm irakian tha se Turqia ka shkatërruar 5 ura. Kryeministri i qeverisë rajonale të Kurdistanit irakian tha sot se duke sulmuar infrastrukturën kurde, synimi i Turqisë duket se i tejkalon caqet e luftës kunr Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. //rd//

XS
SM
MD
LG