Lidhje

Ralph Nader do të hyjë ne garën presidenciale


Në Shtetet e Bashkuara, politikani Ralph Nader, i njohur si mbrojtës i konsumatorëve, njoftoi se do të hyjë në garën presidenciale të 2008-s.

Zoti Nader ka qenë kandidat i partisë së tretë edhe në zgjedhjet presidenciale të 2000-shit. Shumë demokratë ia hedhin fajin zotit Nader se bëri që kandidati presidencial i asaj kohe, ish nënpresidenti Al-Gore të humbiste shumë vota, duke i dhënë fitoren republikanit George Bush.

Dje, gara për emërimin e Partisë Demokrate u acarua më tej, me komentet e zemëruara të Senatores Hillary Clinton kundër rivalit Barak Obama, e cila tha se ai duhet të kishte turp për dy materiale fushate që kishte përhapur dhe ku kritikonte planin e saj për kujdesin shëndetësor. Ajo tha se me këto materiale zoti Obama shkelte premtimin për të praktikuar politikën e një stili të ri. Senatori Obama reagoi duke thënë se informacioni në materialet e shpërndara ishte i saktë dhe e quajti taktikë politike sulmin e zonjës Klinton. //rd//

XS
SM
MD
LG