Lidhje

Ndahen Çmimet Oscar në Hollivud


Është zhvilluar dje në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar që solli në sallën e Teatrit Kodak në Hollywood, emrat më të njohur të kinemasë botërore.

Si aktorja më e mirë në ceremoninë e mbrëmshme Oscar, u vlerësua Marion Cotillard për portretizimin e këngëtares së famshme franceze Edith Piaf me filmin “La Vie en Rose”.

Aktori më i mirë u përzgjodh Daniel Day Luis me rrolin e tij në filim “There Will be blood”.

Joel Cohen dhe Ethan Cohen u vlerësuan me çmimin Oscar për regjinë më të mirë me filmin, “No country for old men”, i cili u vlerësua dhe si filmi më i mirë për vitin 2007.

Si aktori më i mirë jo protagonist u vlerësua Javier Bardem për interpretimin e tij në filmin “No country for old men”.

Tilda Swinton mori çmimin Oscar për aktoren më të mirë jo protagoniste në filmin “Michael Clayton”.

Me çmimin më të mirë për filmin dokumentar u vlerësua filmi “Taxi to the dark side”, ndërsa si filmi më i mirë i huaj, u vlerësua filmi austriak “The counterfires”.

Rrugët rreth teatrit Kodak në Hollywood ishin mbushur me adhuruesit e yjeve të kinemasë që në orët e pasdites së djeshme.

Ceremonia e mbrëmshe, që përkonte me përvjetorin e 80-të të çmimeve Oscar, riktheu në punë skenaristët hollivudianë, mbas një greve 3 mujore.

Gjatë minutave të kësaj mbrëmje të madhe, u kujtuan dhe yjet e kinemasë botërore nëpër vite, regjizorët më në zë të saj, skenaristët formuluesit e muzikës, dhe të gjithë ata që ndërtuan gjatë këtyre 80 viteve, historinë e kinemasë botërore, e që vlerësohet çdo vit me statujën e artë OSCAR.//kk//

XS
SM
MD
LG