Lidhje

Fuqitë botërore takohen në Uashington për bisedime mbi Iranin


Fuqitë botërore janë mbledhur sot në Uashington, për të diskutuar masat shtesë për ta bindur Iranin të heqë dorë nga aspektet kundërthënëse të programit të tij bërthamor. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bërns, po kryeson një takim në Departamentin e Shtetit, me homologët e tij nga Gjermania dhe pesë vendet anëtare të përherëshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina.

Pjesëmarrësit pritet të rishikojnë projekt-rezolutën për t’i vënë sanksione të reja Iranit. Javën e kaluar, Franca dhe Britania i paraqitën një rezolutë Këshillit të Sigurimit, në të cilën parashikohet një raund i tretë sanksionesh kundër Iranit pasi ky i fundit nuk e ka pezulluar pasurimin e uraniumit, proces që mund të shfrytëzohet për prodhimin e armëve bërthamore. Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, i cili po viziton Japoninë, bëri sot thirrje për sanksione të reja kundër Teheranit.//lk

XS
SM
MD
LG